“Turi” është bërë ‘personazhi’ më i komentuar në rrjetet sociale por jo vetëm ditët e fundit, e kjo erdhi si pasojë e një pyetje në provimin e maturës shtetërore në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që vendosi maturantët në një dilemë të pazakontë, aq sa shërbeu jo për pak prej tyre ta përdornin si parullën kryesore në protestat që nisën. Ndërkohë se kush është “Turi” pritet ta mësojmë pasi të dalin përgjigjet e provimit të lirimit.

Nisur nga kjo ka reaguar edhe gazetarja Elona Elezi e cila e konsideron “Turin” si dikush që qeveris dhe drejton vendin, madje shkon edhe më tej kur thotë se ‘jetojmë në një vend në të cilin skualifikohesh në çdo lloj provimi (jo vetëm shkollor), nëse s’ke injorancën e atyre që krijuan “Turin”.’

Më tej Elezi thotë se krijuesi i “Turit” është drejtues dhe ai që e shpërfill “Turin” është vetëm dikush që merret nëpër këmbë, pavarësisht trurit mendjendritur që ke dhe i cili është shumë larg “Turit”.

Shkruan Elona Elezi: “Turi” s’duhet të trajtohet me shaka dhe meme. “Turi” na tregoi se jetojmë në një vend në të cilin skualifikohesh në çdo lloj provimi (jo vetëm shkollor), nëse s’ke injorancën e atyre që krijuan “Turin”. Në këtë realitet ty mund të të hedhin nga barka kudo e kurdo, nëse je më e zgjuar se “Turi”. Në këtë vend, krijuesi i “Turit” është drejtues dhe ti që e shpërfill “Turin” je vetëm dikush që merresh nëpër këmbë, pavarësisht trurit mendjendritur që ke dhe i cili është shumë larg “Turit”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re