Pas radhëve të gjata në pikat doganore kufitare, tanimë fluksi në ardhje i pasagjerëve ka nisur edhe në portin e Vlorës, të shtunën e 23 dhjetorit.

Rreth 479 Pasagjerë kanë mbërritur në portin e Vlorës këtë të shtunë në Vlorë me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi.

Pjesa më e madhe e tyre emigrantë kryesisht nga Italia apo vende të bashkimit europian që kthehen për të kaluar festat në atdhe

Nuk mungojnë as turistë të cilët zgjedhin që krishtlindjet apo vitin e ri ta kalojnë në Shqipëri. Gjithashtu këtë të shtunë në portin e Vlorës kanë hyrë edhe 150 mjete të vogla automjete, si dhe 34 mjete të mëdha kamion dhe autobusë. Fluksi pritet të vijoj në ditët e ardhshme.

Porti po punon me kapacitete të plota për të përballuar fluksin këto ditë të fundit të vitit.

Gjatë këtyre ditëve të dhjetorit 1 me 23, në portin e Vlorës kanë hyrë 2000 pasagjerë.25% e pasagjerëve të 23 ditëve të dhjetorit e mban vetëm kjo e shtunë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re