Greqia ka publikuar një raport për shpenzimet që bëjnë turistët e huaj.

Në listë rendit edhe Shqipëria, që sipas Institutit të Shoqatës së Ndërmarrjeve Greke të Turizmit, shqiptarët renditen si turistë që nuk shpenzojnë shumë në Greqi.

Sipas këtij raporti, të publikuar nga mediat greke turistët shqiptarë shpenzojnë mesatarisht 225 euro dhe nuk qëndrojnë më shumë se 3.5 ditë.

Nga vendet e Ballkanit turistët që shpenzojnë më pak në Greqi janë bullgarët me 87 euro dhe maqedonasit me 121 euro për 2.5 ditë.

“Kampionët” që shpenzojnë më shumë në Greqi janë australianët me 1095 euro dhe qëndrojnë mesatarisht 13.5 ditë.

Më pas renditen kanadezët me 1068 euro për 12.5 ditë dhe amerikanët me 1008 euro për 10.6 ditë.

Ndërsa gjermanët, që konsiderohen si frekuentuesit e rregullat të turizmit grek shpenzojnë mesatarisht 735 euro për çdo udhëtim. Ndërsa shpenzimi ditor shkon në 79 euro./Përktheu Panorama