Nënkryetari e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka ironizuar deklaratat e ministres së Shtetit, Elisa Spiropali gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Partisë Socialiste, të premten e 8 Dhjetorit.

Ndërsa ministra fliste për shifra të larta turistësh në vend, deri në 10 mln, Vasili shprehet se të dhënat tregojnë të kundërtën.

“Turistët e Spiropalit, ecin me gomar, flenë në pemë dhe ndriçohen me qiri!”, shkruan Vasili.

Në statusin e saj në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, duke iu referuar numrit të deklaruar, shprehet se me siguri “kanë futur në llogari edhe Edi Ramën, sa herë hyn dhe del nga Shqipëria”.

Statusi i nënkryetarit të PL-së:

Turistet e Spiropalit, ecin me gomar, flene ne peme dhe ndricohen me qiri!

10 milion turiste edhe imagjinare edhe, qe erdhen nga “perleshja” e Rames me ambasadorin rus……ha ha haaaaaaaa.

Idiotesi per tu pasur zili.

Me siguri kane futur ne llogari edhe Edi Ramen sa here hyn e del nga Shqiperia. Bile ai edhe ministrat, qe bredhin neper bote sa futen ne Shqiperi: hopa behen turiste menjehere.

Ketyre trushkulurve po u japim ca te dhena:

A ECIN ME GOMAR TURISTET SEPSE IMPORTI

I KARBURANTEVE ULET:

Ne vitin 2021 u importuan rreth ne tetemujorin e pare 461mije ton karburante, qe ishte edhe viti fill pas 2020 kur filloi Pandemia.

Ndersa ne vitin 2023 u importuan ne tetemujorin e pare 408 mije ton karburante megjithese sipas qeverise numri i turisteve ishte 40% me i larte.

Pra ne vend qe sasia e karburanteve te importuar te rritej me 40% ne raport me 2021, ka ndodhur e kunderta pra ka rene rreth 12 %.

A FLENE NE PEME TURISTET :

◾️Rama dhe qeveria na thone qe 8.2 milion turiste kane frekuentuar Shqiperine nga janari deri ne shtator.

◾️Por ne te gjithe kete periudhe jane regjistruar vetem 3.4 milion nete fjetje.

◾️Pra 0.4 nete fjetje per turist ose 9.6 ore per turist, pra as nje gjysem nate realisht.

◾️Vetem 1.2 milion njerez ja regjistruar neper strukturat e akomodimit.

◾️Po e njejta situate e raportit turiste te deklaruar nete fjetje te realizuar edhe ne vitin 2022, ku u raportuan nga qeveria 7.5 milionë turistë ndërsa janë realizuar 3.8 milionë netë fjetje nëpër hotele sipas statistikave zyrtare.

A NDRICOHEN TURISTET ME QIRI SE

KONSUMI I ENERGJISE BIE:

Gjatë gjashtëmujorit të 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022” vlerëson INSTAT.

Fakt tjeter eshte qe Shqipëria konsumoi 3.97 milionë këh energji elektrike në gjashtëmujorin e parë 2023, me rënie 6.7% me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

PERFUNDIM:

Analiza objektive e te dhenave zyrtare do te eliminonte mashtrimet e trasha propagandistike te tipit komunist, qe te çojne vetem ne deshtim.

▪️Pa nje vleresim profesional te industrise turistike,

▪️te problematikave te funksionimit te saj, ▪️te statistikave te sakta e te verteta turistike,

▪️te specifikave te vendit,

▪️te standartizimit te turizmit,

▪️te incentiveve substanciale stimulues ekonomike,

▪️te mbrojtjes se rrepte te natyres,

▪️te ndryshimit rrenjesor te infrastruktures,

▪️te ridimensionimit themelor te informacionit e te marketingut turistik,

Pa transformimin dhe ndryshimin nuk ka dhe s’mund te kemi turizmin, qe te gjithe presim, por vetem do degjojme deklarata nen jerm per 10 milion turiste, qe ecin me gomar, flene ne peme dhe ndricohen me qiri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re