Çmimet në hotelet dhe restorantet e Durrësit këtë verë janë rreth 15% më të larta.

Operatorët turistikë thonë se shtrenjtimi ishte i pashmangshëm për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve kohët e fundit.

Por kjo situatë nuk i ka stepur vizitorët e huaj të cilët edhe këtë vit janë të shumtë.

Për ta çmimet janë të favorshme dhe shërbimet cilësore.

Këtë fillim korriku turistët jane kryesisht nga vendet skandinave ndërsa hotelet në qytetin bregdetar janë të rezervuara deri në vjeshtë.

“Sezoni veror këtë vit është shumë i mirë dhe rezervimet kanë vijuar që në maj dhe ka një zgjatje deri në mes të shtatorit. Turistët janë nga vendet skandinave dhe nga e gjithë bota, çmimet kanë pasur një rritje me 15%”

Përvec plazhit të huajt e zgjedhin Durrësin edhe për t’u njohur me trashegiminë kulturore e historike të qytetit bregdetar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re