Skip to content

Turisti amerikan m*sakroi bashkëjetuesen dhe tentoi t’i japë fund jetës, policia: Dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka marrë dëmtime në..

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një turist amerikan i identifikuari si Brandon Saporito masakroi me mjet prerës bashkëjetuesen e tij, shteasen amerikane me iniciale S. S., dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë që çifti kishin marrë me qira.

Sipas bluve, Brandon Saporito u gjet në banesë dhe u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se turisti amerikan është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta në duar me mjete prerëse.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

“”