Pogradeci krahas turizmit tradicional liqenor tashmë ka nisur nga puna edhe për të çuar përpara turizmin malor si një risi për ata që pëlqejnë ecjen në mal dhe natyrën.
Së fundmi është inauguruar shtegu i ri malor i cili si pjesë të tij përfshin edhe Shën Naumin në Maqedoninë e Veriut.
Ky eshte projekt ndërkufitar i mbështetur nga Bashkimi Europian me qëllim zhvillimin e përbashkët të turizmit promovimit vlerave, traditave dhe agroturizmit. Shtegu më i ri i i cili u vizitua edhe nga Ministri i Sipërmarrjes Eduard Shalsi nis në Tushemisht, vijon ne Shën Naum dhe kthehet sërish në Tushemisht.
Pjesë e rrugëtimit është natyra e bukur, bimësia dhe agro turizmi që ka marrë jetë tashmë në zonen e quajtur “Luadhi i Çelos” aty ku krahas natyrës gjen edhe gatime tradicionale si dhe njihesh me jetën në fermë.
Shtegu turistik Tushemisht-Mali i Qytetit-Shën Naum-Tushemisht zgjat gati 3 orë dhe ka një terren lehtësisht të kalueshëm. Janë edhe shumë zona të tjera që janë shenjuar apo do të shenjohen në vazhdimësi në bazë të një strategjie që pushteti lokal po harton për zhvillimin e turizmit malor.
