Rregulla të  reja do të  vendosen për të  gjithë  personat që  duan të  vizitojnë Venecian.

Ne përpjekje për të  lehtësuar ndikimin e turizmit masiv ky qytet do të  ndalojë   grupet e mëdha turistike me më  shumë  se 25 persona si dhe altoparlantët , pasi këto të  fundit  gjenerojnë   konfuzion dhe shqetësim sipas autoriteteve italiane.

Këto  rregulla të  reja  pritet  të hyjnë në fuqi që nga Qershori i  vitit 2024. Zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike.

Qyteti priti pothuajse 13 milionë turistë në 2019, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane.  Ndërsa  Numri i vizitorëve pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë në vitet e ardhshme.

Me herët  UNESCO  ka bërë  thirrje që   qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, pasi ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në të. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re