Subscribe

Periferitë e Tirane po kthehen ne destinacione te rëndësishme turistike jo vetëm per banoret e kryeqytetit,  por edhe për turistet e huaj.

 

Drejtoresha e trashëgimisë ne bashki Mirela Kocollari rendit disa pika te rëndësishme ku tashme jane vendosur tabelat orientuese per te gjithë vizitoret.

 

Por ndërkohe edhe trashëgimia kulturore-historike tërheq turistet. Per ketë arsye bashkia po punon per restaurimin e monumenteve.

 

Sipas Kocollarit numri i turisteve qe kane vizituar Tiranën ne gjashte mujorin e pare te këtij viti ka nje rritje te ndjeshme krahasuar me te njëjtën periudhe te vitit te kaluar.

 

Ndonëse fluksi i turisteve ne kryeqytet kulmin e ka ne pranvere dhe vere drejtuesit e bashkisë theksojnë se objektivi është qe Tirana te jete e vizitueshme ne çdo stine te vitit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re