Administrata amerikane vendosur rregulla të reja për të kufizuar atë
që quhet “turizmi i lindjes”, ku gra shtatzënë udhëtojnë drejt SHBA-ve
për të lindur fëmijën aty në mënyrë që më pas të marrë shtetësinë
amerikane.

Sipas rregullave të reja, aplikuesve do t’u mohohet viza nëse
oficerët konsullorë arrijnë në konkluzionin se qëllimi i tyre është që
të shkojnë në SHBA për të lindur.

Këto rregulla shndërrohen në një pengesë të madhe për të provuar se
gratë po shkojnë drejt SHBA pasi kanë nevojë mjekësore, dhe jo vetëm për
të lindur aty.

Ato që kanë nevoja mjekësore do të trajtohen si të huajt e tjerë që
shkojnë në SHBA për nevoja mjekësore, dhe të provojnë se kanë
mjaftueshëm të ardhura për të mbuluar si shpenzimet mjekësore dhe
udhëtimin e qëndrimin, raporton Newsbomb.al.

Praktika e udhëtimit në SHBA për të lindur fëmijë është në thelb e
ligjshme, megjithëse ka raste kur autoritetet arresojnë operatorë të
turizmit për mashtrim me viza apo evazion fiskal. Dhe gratë shpesh janë
të sinqerta për qëllimet e tyre kur aplikojnë për viza dhe madje
tregojnë kontrata të nënshkruara me mjekë dhe spitale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re