Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Turizmi po përballet me pasojat e krizës së shkaktuar nga shtrenjtimi i karburanteve.

 

Lidhur me ecurinë e këtij sektori në kulmin e sezonit veror ka folur Rrahman Kasa nha Unioni turistik shqiptar. Në një lidhje me skype në studion e lajmeve të Vizion Plus, ai tha se sipas INSTAT, turizmi është rritur krahasua rme një vit më pare.

 

“Mendojmë se jemi në shifrat e vitit 2019, por unë dyshoj, jam skeptik nëse do të jetë apo jo në përfundim të këtij vitit shifrat e e 2019. Nëpër hotele ka dhoma bosh për shkak të çmimeve”, tha Kasa.

 

Ai theksoi se në turizëm ka ndikuar shumë rritja e çmimit te energjisë dhe ushqimeve.

 

“Në turizëm ka ndikuar më shum energjia elektrike dhe produktete ushimore, edhe karburanti ka vendin e tij, por vjen në vendin e tretë. Rritja nëpër hotele është 20-25 %, në hotelet e jugut shkon në 30-40%”, tha Kasa.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë