22 tetor Qyteti i një mbi një dritareve me bukuritë e tij vijon të preferohet nga turistët e shumtë vendas e të huaj edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Eugen Kallfani tha sot për ATSH-në se “vetëm në muajt shtator dhe tetor kalanë e Beratit e kanë vizituar rreth 20 715 turistë vendas e të huaj”.

Sipas tij, turistët e huaj janë kryesisht polakë, rusë, çekë, gjermanë, holandez etj.
“Karahsuar me vitin e kaluar numri i turistëve është rritur ndjeshëm. Vjet në shtator-tetor kalaja u vizitua nga 4500 turistë”, – tha Kallfani.

Për Kallfanin e veçanta e këtij viti është larmishmëria e kombësive nga e gjithë bota edhe pse deri tani dominojnë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

#tdi_1_24f .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/21berat3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_24f .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/21berat4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_24f .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/21berat1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_24f .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/21berat2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 4

/k.s/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re