Në ujërat termale në Tregan të Elbasanit vizitorët kryesisht janë në moshë të madhe.

Llixhat i frekuentojnë për të kuruar problemet shëndetësore nga të cilat vuajnë e thonë se kanë ndjerë përmirësime.

Vijnë nga qytete të ndryshme të Shqiperisë por edhe nga rajoni, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Shumica prej tyre janë frekuentues të rregullt. Llixhat e Elbasanit i kanë zgjedhur për vlerat kurative si dhe çmimet e mira te shërbimeve.

Llixhat e Elbasani përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehtë qe krijohen në thellësi rreth 13 mijë metra nga sipërfaqja e tokës. Numri i vizitorëve atje llogaritet ne afro 7 mijë për çdo vit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re