Teksa renditi projektet që do të bëhen në vendin tonë nga jugu në veri, kryeministri Edi Rama foli veçanërisht për bashkinë Shkodër.

Kryeministri tha se Shkodra “will be great again”, që do të thotë bashkia Shkodër do të ringjallet sipas Ramës dhe do të jetë sërish mirë. Kujtojmë se kryetari  aktual i Shkodrës Benet Beci është kryebashkiaku i parë socialist gjatë 30 viteve të fundit.

“Shkodra will be great again, sa herë që vij në Shkodër shoh ndryshime dhe sa herë vij Beneti ka një gjë të re për të më treguar. E kam të mbështetur me fakte këtë me fakte”, tha Rama.

Më tej Kryeministri foli për çështjen e turizmit, i cili sipas tij është në një fazë shpërthimi. Rrjedhimisht lulëzimi i turizimit do te rrisë punësimim dhe pagat në Shqipëri, tha kryeministri Rama.

“Turizmi është në fazë shpërthimi dhe kjo do të thotë mundësi për punësim, do të ketë edhe paga më të larta.Ne do ta shikojmë në horizont që shqiptarët që do ikin do jenë më pak se ata që do kthehen. Nuk jetojmë në bunker, është botë e hapur, patjetër do ketë lëvzje. Shqiptarët janë qënie kurajoze, dinamikë që duan të shohin lart e më lartë. Kjo nuk është një çështje qeverie, si do i ndaloni ju të ikin. Ne nuk jemi këtu për të ndalaur njeri të iki, por të krijojmë kushte, kush dëshiron të rrijë, si do ta ndalojmë atë që dëshironë të ikë?”, tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Shkodër kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e pushtetit lokal për të diskutuar situatën në 61 bashkitë e vendit. Në  takimin që u zhvillua në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, përveç drejtuesve socialistë të pushtetit lokal morën pjesë edhe kryetarët e bashkive që fituan në 14 maj me koalicionin “Bashkë fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha.

Kryetarët e Hasit, Mirditës, Pukës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt e Kavajës ishin  pjesë e takimit me kryeministrin Edi Rama.

I vetmi kryetar i zgjedhur i bashkisë që mungoi ishte Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash, por Himarën e përfaqëson në këtë takim kryetari i bashkisë në detyrë Jorgo Goro.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re