Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë për Fax News pas takimit të zhvilluar me përfaësues të sektorit të turizmit dhe sipërmarrës të ndryshëm sa i përket diskutimit të situatës aktuale në vend me rritjen e çmimeve.

I pyetur mbi ndikimin që kriza e rritjes së çmimeve do të kishte mbi turizmin, Ahmetaj u përgjigj se pritej një sezon turistik fantastikë dhe shtoi se nuk kishte nevojë për paketë mbështetëse ndaj këtij sektori.

“Unë mendoj se kemi një komunikim shumë të mirë me sipërmarrjen dhe me përfaqësuesit, mendoj se do kemi një sezon turistik fantastik. Mendoj se sezoni turistik këtë vit do jetë shumë i mirë për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Them se do kemi numra shumë pozitivë që do sjellin edhe të ardhura për qytetarët. Turizmi nuk ka nevojë të mbështetet, nevojë për mbështetje, kanë qytetarët” -tha zëvendëskryeministri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re