Të dhënat e kompanisë ajrore Turkish Airlines (THY) tregojnë se destinacionet më të njohura jashtë vendit për qytetarët turq në festat e ardhshme janë Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa brenda vendit janë Antalya, Trabzon, Gaziantep dhe Diyarbakır.

Zyra e Komunikimit e THY-së tha se për shkak të rritjes së pritshme të numrit të pasagjerëve gjatë festave të Bajramit që zgjasin nëntë ditë, janë vendosur fluturime shtesë nga Stambolli dhe Ankaraja.

THY do të vendosë 259 fluturime shtesë nga 30 prilli deri më 8 maj. Rritje të numrit të udhëtarëve pritet me rastin e festës së Bajramit, që do të kremtohet nga data 2 deri më 4 maj.

187 fluturime shtesë janë planifikuar për dhe nga Aeroporti i Stambollit, ndërsa AnadoluJet, nën-kompania e THY-së, do të prezantojë 72 fluturime shtesë nga aeroporti Sabiha Gokcen në Stamboll dhe aeroporti Esenboga në Ankara.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re