Nga Turkmenistani është nisur për në Türkiye avioni që transporton ekipin e shpëtimit dhe ndihmat humanitare në rajonet e prekura nga tërmetet në Kahramanmaraş.

Ambasadori i Türkiye-s në Ashgabat, Togan Oral, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha: “Këtë mëngjes nga Ashgabati së bashku me Zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave të Turkmenistanit përgjegjës për Arsimin, Sportin dhe Shëndetin, Nurmuhammet Amaneperov, e përcollëm aeroplanin e Turkmenistanit që transportonte ekipin e ndihmës nga tërmeti dhe furnizimet”.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA nga zyrtarët e ambasadës, në avionin e ndihmës ndodhen një ekip prej 10 mjekësh dhe mjete mjekësore.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re