Arrestohet në doganën e Morinës një shtetas turk i dënuar me 25 vite burg në vendin e tij për disa vepra të rënda penale.

 

 

Kesim Sedal, 36 vjec u prangos teksa tentonte të futej në vendin tonë nga pika e kalimit kufitar e Morinës.

 

 

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si I dënuar me 25 vite burg për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit

 

 

 

Pas verifikimeve të thelluara të kryera, në bashkëpunim edhe me Interpol, rezultoi se shtetasi turk ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re