BERAT

Drejtuesi politik i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela ka publikuar disa pamje nga Berati, që i cilëson tallje e radhës e rilindjes me qytetarët. Çela nxjerr punimet për rrugën e Karkanjozit dhe Tomorrit teksa shkruan se çakulli elektoral i rilindjes është kapur në flagrancë!

“Tallja e radhës e rilindjes me qytetarët!
Ja çakulli elektoral i rilindjes i kapur ne flagrancë!
Ja edhe kamioni me mbishkrimin e famshëm “SALILLARI”, i përfshirë në fushatë elektorale!
Turp e faqja e zezë për rilindjen që i la në harresë banorët e Karkanjozit dhe të Tomorrit!
Turp dhe faqja e zezë për mashtruesit e rilindjes!
25 Prilli dita e referendumit popullor për të shkarërruar rilindjen dhe mashtruesit e saj!
LSI forcë e parë në çdo qendër votimi në Qarkun Berat!
LSI së paku 3 mandate në Qarkun e Beratit!”, shkruan Çela.

 

Balkanweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re