Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në fjalën e tij në Parlament foli me tone të ashpra për vendimin e rritjes së pagave për ministrat dhe deputetët e parlamenti. Ai tha se nuk është kundër rritjes së pagave, por është kundër dyfishimit.

Sipas tij “nuk ka turp më të madh që të mbyllemi në një sallë dhe 10 ditë pas zgjedhjeve të rrisim pagat tona”, duke theksuar se “nuk kemi bërë asgjë për pensionistët, për mësuesit, apo mjeket”.

Po ashtu, deputeti demokrat tha se shtesa e pagës së tij, do shkojë për shoqatën e jetimeve në Peqin.

“Nuk jam kundër rritjes së pagave të deputeteve, por jam kundër rritjes në këto shifra të mëdhaja.

Paga e një mësuesi e keni rritur 27 mijë, të infermieri 26 mijë lekë.,

Të mos shkojmë pastaj tek pensionistët që u është rritur 5 mijë lekë.

Çfarë kemi bërë në majtas e  djathtas që brenda ditës të na rritet rroga 1.6 mln lekë?

E kemi bërë këtë vend të jetueshmëri? Jo.

E kemi luftuar korrupsionin ? Jo

Kemi votuar për ti dhënë dinjitet mësuesve, infermierëve ? Jo , po u japim nga një karamele

E kemi ditur të bëjmë njëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo

Çfarë bëjmë ne? 10 ditë pas zgjedhjeve mbyllemi në një sallë dhe dyfishojmë rrogat. Turp më të madh në aspektin personal për mua nuk ka.

Unë mendoj se 1.2 mln që merr një deputet nuk është e mjaftueshme. Por të rrisim rrogën me 1.6 mln lekë brenda një ditë na bën në sy të njerëzve ndër më të urryerit”, tha nder te tjera Sula.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re