Deputetja e PD-së. Flutura Açka ka reaguar ashpër pasi nuk u njoftua nga Kuvendi për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Deputetja Açka shprehet se nuk është njoftuar në asnjë formë për mbledhjen, teksa i drejtohet kryeparlamentares “Turp, zonja Nikolla”.

“Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpcët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare”, i drejtohet Açka, kryetares së Kuvendit.

Ligjvënësja e PD-së shprehet se Kuvendi është kthyer në një ngrehinë gaztore, “ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi”.

Reagimi i plotë:

Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore!

Zonja Nikolla,

Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka:

Konferencën e Kryetarëve

Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpcët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama.

Ndërkohë që Kuvendi ka sqaruar se Flutura Açka është njoftuar me anë të postës elektronike si të gjithë krerët e komisioneve parlamentare.

Faksimile e emrave te cilet Kuvendi i ka njoftuar per Konferencen e Kryetareve

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re