Një postim i moderatores Arbana Osmanit u kthye menjëherë në qendër të vëmendjes ditën e sotme për shkak të përshkrimit që moderatorja kishte vendosur krah fotos qe publikoi ne Instagram.

“Ditët e fundit në Top, e lodhur, por e lumtur”, shkruante Arbana ndërsa komentet e menjehrershme më poshte e pyesnin për arsyen e largimit.

Midis te tjerave një prej fansave i shkruan se është turp për Top Channel që largoi një moderatore si ajo.

“Nga do ikesh, turp per Top channel te largoi ty, por e kam thene une te ishte Blushi njeri pozitiv e kishte mbajt Rama ne ps por eshte negativ se ti je e para te Topi”, shkruan fansi të cilit Arbana i ka kthyer përgjigjen me poshte.

“Mondi paske bo film”, ja kthen moderatorja ndërsa fansa të tjerë e kanë pyetur nëse do të rikthehet. “Patjetër”, ishte përgjigja e Arbanës duke sqaruar se ajo po largohet me fundin e sezonit e televiziv dhe jo përgjithmonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re