Deputetët e opozitës kanë bllokuar sallën e Konferencës së Kryetarëve dhe ambientet e tjera në selinë e Kuvendit për të mos lejuar zhvillimin e mbledhjes ku pritet të miratohet Projektbuxheti për vitin 2024.

Teksa kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi dhe ministri i Financave kanë tentuar që të hyjnë në salla, deputetët e opozitës janë bërë barrikadë nëpër dyer.

“Më keni përjashtuar pra, turp të keni ju që silleni korridoreve”, iu drejtua Dhurata Çupi, Bledi Çuçit.

Pasi deputetët e PD bllokuan sallën e konferencës së kryetarëve dhe nuk lejuan të zhvillohej mbledhja, ligjvënësit e PS kanë tentuar të futen në salla të tjera, megjithatë ka qenë e pamundur.

Ata tentuan të mblidhen edhe zyra e Lindita Nikollës, por sërish edhe aty nuk i lejuan.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re