Seanca plenare e ditës së sotme ka degraduar në konfrontime fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Duket se strategjia për të bllokuar punimet e Kuvendit nuk u ka dalë efektive kësaj radhe deputetëve të pakicës në Parlament.

Kjo për shkak se Garda e Republikës nuk i ka lejuar të afrohen dhe të pengojnë futjen e ministrave dhe postin e kryetares së Kuvendit.

Madje mes deputetëve të PD dhe gardës ka patur përplasje ç’ka acaroi tonet që në nisje të seance.

Deputetët e opozitës kërkuan që të nxirrej garda jashtë, ndërkohë që kryetarja e Kuvendit ka nisur seancën duke i dhëne fjalën deputetëve të PS-së për të vijuar punimet.

Lindita Nikolla ka ironizuar me demokratët, duke u thënë: “Mirë e keni krahun?!”

Në këto momente deputetët e opozitës kanë tentuar t’u presin fjalën socialistëve, ç’ka solli dhe konfrontimin fizik mes Bledjon Nallbatit dhe Vullnet Sinës.

Nallbati ka goditur me grusht Sinën, ndërkohë që ky i fundit e ka shryrë.

Strategjia e PD ka qenë intimidimin e kolegeve të PS, duke i penguar ata të flisnin.

“T’ju vij turp, turp!” “Je zonjë e nderuar ndërprite fjalën”- është shprehur Flamur Noka, teksa tentoi ti hiqte fjalën Teuta Ramajt.

Pas këtyre tentativa për të penguar socialistët, Lindita Nikolla ndërpreu seancën për herë të dytë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re