AMERIKË – Ditën e sotme një video e gazetarit Will Reeve i cili po komunikonte live me ABC Neës, ka bërë ka bërë xhiron e rrjetit. Për shkak të pandemisë së Covid-19 Reeve po raportonte nga shtëpia dhe ai shfaqej normal dhe më rroba normale.

Mirëpo gazetarin e ka zhgënjyer kamera ku befas i ka lëvizur dhe ka filmuar pjesën e poshtme të tij. Ndërkohë që kishte veshur këmishë dhe xhaketë, gazetari u shfaq nga mesi e poshtë pa pantallona dhe ky moment i sikletshëm nuk kaloi pa u vënë re nga shikuesit.

Por mgjithatë gazetari e ka marrë me sportivitet situatën dhe ka ironizuar me humor veten për pamjet që janë përhapur në rrjet.

(A.K.Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re