Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, ka premtuar drejtësi për viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike dhe autoritetet gjermane po shqyrtojnë nisjen e një hetimi të mëtejshëm pasi një hetim i pavarur zbuloi se Papa Benedikti XVI në pension nuk iu përgjigj katër rasteve të abuzimin që ai e dinte kur kryepeshkop i Mynihut.

Një raport i shumëpritur mbi dhunën seksuale në Kryedioqezën e Mynihut ka ngritur akuza kundër ish-Papës Benedikti XVI, i cili ishte kryepeshkop i Mynihut nga viti 1977 deri në vitin 1982.

Thuhet se ai dinte për priftërinjtë që abuzonin me fëmijët dhe që megjithatë mbetën në pozitat e tyre, dhe kisha heshti për ato akuza.

Firma ligjore Westpfahl Spilker Wastl që hartoi raportin tha se ish-papa vazhdon të mohojë se ai ka kryer ose dinte për ndonjë krim.

Një ditë pas publikimit të raportit, Papa Françesku, sipas AP, u takua me zyrtarë të Vatikanit që merren me rastet e abuzimit seksual.

Në fjalën e tij, Françesku nuk iu referua raportit, por deklaroi se kisha vazhdon të vërejë raste të dhunuesve seksualë në atë institucion.

“Me ndihmën e Zotit, Kisha po përmbush detyrimin e saj me një vendosmëri të vendosur për të sjellë drejtësi për viktimat e abuzimit nga anëtarët e saj, duke zbatuar me kujdes dhe rigorozitet të veçantë legjislacionin e parashikuar kanonik”, tha Françesku.

Ai shtoi se normat janë përmirësuar për të bërë më efikas menaxhimin e rasteve të abuzimit.

Prokurorët në Mynih thanë të premten se po hetonin 42 raste të shkeljeve të mundshme nga zyrtarët e kishës që rrjedhin nga raporti.

Zëdhënësja Anne Leiding tha për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se rastet iu referuan atyre nga firma ligjore që përgatiti raportin.

Zyra e avokatisë njoftoi se rastet përfshinin njerëz të gjallë që janë ende në detyrë në kishë.

Një zëdhënëse e kancelarit gjerman Olaf Scholz, Christiane Hoffmann, tha se akuzat duhet të hetohen urgjentisht.

Vatikani ende nuk ka reaguar ndaj raportit dhe është bërë e ditur se do ta lexojë me kujdes në ditët në vijim.

Sekretari i Benediktit, Imzot Georg Gaenswein, tha se edhe ish-papa nuk e kishte lexuar raportin, por do ta bënte këtë.

Ai shtoi se Benedikti, i cili gjithashtu dha informacion për autorët e raportit, ishte i mërzitur dhe i turpëruar për skandalin.

Gjatë shërbimit të Benediktit në krye të Kishës Katolike në vitin 2010 u ngrit çështja e abuzimit seksual në radhët e kishës, e cila shkaktoi një skandal të madh.

Megjithatë, më herët, në vitin 2001, ai mori vendimin e atëhershëm revolucionar për të marrë përgjegjësinë për ndjekjen penale të rasteve të abuzimit pasi kuptoi se peshkopët në mbarë botën nuk i ndëshkojnë autorët, por vetëm i lëvizin ata nga famullia në famulli dhe i lejojnë të kryejnë përsëri krime. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re