Mustafa Bajrami

(Me rastin e 24 vjetorit të vdekjes së Anton Çetës).

A ka gjë më të madhërishme se sa ta bindësh një baba të një evladi të vrarë që ta falë gjakun e të birit të tij. Definitivisht nuk ka.

Prandaj, është për tu çuditur dhe për çdo kritikë si është e mundur që shqiptarët sa pak e kujtojnë veprën madhështore të Anton Çetës, sa pak shkruajnë për veprën e tij, sa pak folët e ligjërohet për veprimtarinë e tij. Për veprën e këtij njeriu që bëri atë që se kishte bërë askush tjetër para tij.

Lirisht thuaj, Anton Çeta ishte një lider shpirtëror i shqiptarëve, që arriti të mobilizojë popullin, që bënte ‘mejdane mahsheri’ anekënd Kosovës, që njerëzit t’ia falnin gjaqet njeri tjetrit, të pajtoheshin mes vete dhe të nisnin një rrugëtim të ri në jetën e tyre. E di. Anton Çeta, me gjithë misionin madhështorë që i kishte vënë vetes, ai as edhe deri më sot nuk kujtohet sa duhet. Atij nuk i jepet tretmani që e meriton.

Sepse, ne jemi bukëpërmbysur. Sepse, ai nuk i takoi një partie politike, nuk foli me gjuhën e partive politike, nuk agjitoi për një parti politike, dhe nuk i interesoi partia politike aq sa i interesonte bashkimi i shqiptarëve. Ai foli me gjuhën e Zotit të Madhërishëm: O njerëz, faleni njëri tjetrin.

Është e turpshme kjo që po bëjnë shqiptarët në hak të Anton Çetës, por është e madhërishme, është e pavdekshme vepra e tij që bëri për kombin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko