SHÇBA ka arrestuar mbrëmjen e të enjtes 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe ka proceduar penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

 

Shtetasit e arrestuar janw: A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas; E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas; A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat.

 

Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T.

 

Procedimi i tyre, sipas SHÇBA, u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

 

Materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re