Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se dy persona humbën jetën dhe 140 tjerë u plagosën nga pasgoditja me magnitudë 5,6 ballë që ndodhi dje në Malatya.

Sipas deklaratës së bërë nga AFAD-i, 32 persona u shpëtuan nga rrënojat e pasgoditjes, epiqendra e së cilës ishte rrethi Yeşilyurt i Malatyas.

Nga pasgoditja humbën jetën dy persona, 140 persona u plagosën, 12 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa 40 persona janë ende në trajtim.

Punimet e kërkim-shpëtimit të kryera në shtatë nga 31 objektet e shkatërruara kanë përfunduar.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me ekipe prej 650 personash.

Lëkundja e djeshme ndodhi derisa Türkiye vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.

Mbi 44 mijë njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Malatya ishte një nga provincat e goditura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş që prekën gjithsej 11 provinca.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re