Skip to content

Turqi/ 21-vjeçari  nxirret i gjallë nga rrënojat 3 ditë pas tërmetit

Një 21-vjeçar u shpëtua i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay  në Turqi,

 

Nxjerra e të riut u bë e mundur këtë të enjte, pas më shumë se tre ditësh qëndrimi nën gërmadha.

 

Menjëherë pas nxjerrjes, 21-vjeçari u dërgua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Tërmeti shkatërrues goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

 

Numri i viktimave në të dy vendet ka shkuar në më shumë se 19 mijë, ndërsa të lënduar janë rreth 70 mijë persona.

 

Dëmet materiale janë të pallogaritshme.