Skip to content

Turqi: 304 ushtarë të ndaluar për grushtshtetin e dështuar të 2016-ës

Turqia urdhëroi ndalimin e 304 anëtarëve të ushtrisë në një operacion kundër mbështetësve të Fethullah Gulen, pasi Ankaraja zyrtare e konsideron atë si një nga figurat e rëndësishme të përpjekjes për grusht shteti në 2016.

Të dyshuarit, përfshirë pesë togerë dhe dhjetë kapitenë, të cilët janë akoma aktivë në shërbim, thuhet se ishin pjesë e rrjetit të Gulen.

Gulen mohon përfshirjen në grusht shteti, kur rreth 250 njerëz u vranë e shumë të tjerë u plagosën.

Që nga përpjekja e grushtit të shtetit, rreth 80,000 njerëz kanë pritur gjykimin dhe 150,000 anëtarë të shërbimeve të ndryshme civile, ushtri dhe shërbimet e tjera janë pushuar ose pezulluar.

Më shumë se 20,000 njerëz u dëbuan nga ushtria turke si të implikuar natën në të gdhirë të 16 gushtit 2016.

Grushti i shtetit, prej të cilave Turqia ka vuajtur në dekada, dështoi. Pushteti i Erdoganit nuk u rrëzua dot, dhe pas këtij zhvillimi nisi një fushatë ndëshkimore për ëdo të implikuar, sidomos në radhët e ushtrisë.