Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve i Turqisë, Bekir Pakdemirli, ka bërë të ditur se që nga e mërkura vendi i tij ka frenuar shumicën e zjarreve pyjore.

Në llogarinë e tij në twitter, Pakdemirli njoftoi se përpjekjet për të vendosur në kontroll dhjetë zjarret e mbetura pyjore po vazhdojnë.

Sipas shifrave që ai ndau, zjarret pyjore vazhdojnë në provincat Antalya, Mersin, Adana, Muğla dhe Osmaniye.

Për shkak të zjarreve që shkaktuan dëme materiale dhe mjedisore në rajonet jugore, po ashtu gjashtë persona kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re