Skip to content

Turqi, 9 të arrestuar në operacionin kundër DEASH-it dhe Al-Kaedës

Gjatë një operacioni kundër organizatës terroriste DEASH dhe Al-Kaedës në Stamboll janë arrestuar 9 persona.

Ekipe për luftë kundër terrorizmit në Stamboll nisën operacion për kapjen e personave për të cilët u konfirmua se ishin aktivë në fushëbeteja ndërsa kanë qenë të lidhur me DEASH-in dhe Al-Kaedën.

Sot në mëngjes janë kryer bastisje në 16 adresa në 11 distrikte. Janë arrestuar nëntë të huaj.

Në rrjedhë është procesuimi i të dyshuarve.