Një gjykatë në Stamboll mori vendim për arrestimin e 15 të dyshuarve nën akuzën për “spiunazh ndërkombëtar”.

Prokuroria e Stambollit filloi një hetim pas informacioneve të inteligjencës se personat e lidhur me shërbimin e inteligjencës izraelite mund të ishin përfshirë në aktivitete të spiunazhit ndërkombëtar duke kontaktuar me persona me origjinë palestineze dhe siriane në Turqi.

Më tej thuhet se të dyshuarit kanë siguruar informacione dhe dokumente të rëndësishme për shtetin e Izraelit dhe se në këmbim të informacioneve të përcjella kanë kryer pagesa nëpërmjet kompanive ndërkombëtare për transferimin e parave, zyrave për transferimin e parave dhe nëpërmjet korrierëve të drejtpërdrejt.

Në operacionin e ndërmarrë pas këtij hetimi janë arrestuar 15 persona të dyshuar. Pas procedurave, 15 të dyshuarit u dërguan në gjykatë dhe pas marrjes së dëshmive në Prokurori ata u referuan në Gjykatën Penale të Stambollit me kërkesën për arrestimin e tyre me akuzën për “spiunazh ndërkombëtar”.

Gjykatësi i gatshëm në detyrë mori vendimin për arrestimin e 15 të dyshuarve. Mësohet se personat e arrestuar u dërguan në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal (burgun) Maltepe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re