Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se të paktën 6 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur në Turqi, u arrestuan në pjesën veriperëndimore të vendit teksa përpiqeshin të arratiseshin në Greqi.
Përmes një postimi në Twitter, ministria njoftoi se tre të tjerë gjithashtu u arrestuan nga rojet kufitare turke në provincën Edirne.
FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la 251 të vdekur dhe 2.734 të plagosur.
Ankaraja akuzon gjithashtu FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.