I ashtuquajturi themelues i strukturave të organizatës terroriste të FETO-s për Afrikë, Ibrahim Tatar, u arrestua në Stamboll të Turqisë.

Ekipet e departamentit të krimit të organizuar dhe shërbimi inteligjent i policisë së Stambollit në rrethin Umraniye, organizuan një operacion të koordinuar kundër strukturave të organizatës terroriste FETO.

Gjatë operacionit u arrestua Ibrahim Tatar, i ashtuquajturi themelues i strukturave të FETO-s për Afrikë, i cili njëkohësisht është dhe anëtarë i rangut të lartë të organizatës terroriste.

Është bastisur objekti të cilin e kanë përdorur celulat e FETO-s dhe është sekuestruar sasi e konsiderueshme e materialeve digjitale, dokumente dhe një shumë e caktuar parash.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.