Një anije cisternë nafte me destinacion Rusinë u sulmua nga një dron sot në Detin e Zi, duke e bërë atë të kërkojë ndihmë nga Roja Bregdetare Turke.
Sipas një deklarate nga Lloyd’s List Intelligence dhe një burimi të veçantë të sigurisë detare, anija cisternë ndryshoi kurs pas sulmit, ndërsa nuk u raportuan të lënduar midis ekuipazhit.
Në mënyrë specifike, Lloyd’s List Intelligence, një firmë e të dhënave detare, deklaroi se anija Elbus me flamur të Palaut “u sulmua nga një automjet detar pa pilot dhe një dron”, i cili kishte në shënjestër dhomën e motorëve. Nuk u raportuan të lënduar midis 25 anëtarëve të ekuipazhit, as ndotje.
Burimi i sigurisë e përshkroi incidentin si një sulm me dron/CNN
