Skip to content

Turqi/ E lezetshme dhe e papritur: qen në skenë, në shfaqjen e Orkestrës së Vjenës (video)

 

Kur Orkestra e Vjenës interpretoi në Festivalin e 31-të Ndërkombëtar të Izmirit në Turqi, ndodhi diçka që askush nuk e priste.

Një qen u shfaq në skenë duke u afruar “vjedhurazi” orkestrës teksa kjo e fundit po luante.

Qeni u afrua te një violinist dhe vendosi të pushojë pranë tij.

Publiku përshëndeti këtë skenë simpatike dhe të papritur me duartrokitje.