Skip to content

Turqi, festimet e 1 Majit kthehen në tragjedi me fatalitet

645x344 midibus carrying workers to labor day celebrations in se turkey overturns killing 5 1556702727923

Festimet tradicionale të 1 Majit u kthyen në tragjedi në rajonin Sanliurfa të Turqisë, pasi rrokullisja e një minibusi shkaktoi 5 fatalitete dhe 12 të lënduar.

Aksidenti ndodhi në austradën që lidhë Sanlurfan dhe Birecikun, dhe shkaku thuhet të jetë shpërthimi i një gome.

Autobusi po transportonte punëtorë që ishin rrugës për në shtëpi. Pasagjerët e minibusit ishin në fakt punonjës të një spitali shtetëror të qytetit Kahramanmarash.

Pak para aksidentit ishin organizuar festime të shumta që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, e që përkojnë edhe me themelimin e organizatave tregtare të ndryshme në Turqi.

Megjithatë, festimet u ndërprenë menjëherë pas aksidentit, dhe autoritetet e mbledhura në pikat e festës u nisën në drejtim të spitaleve ku ndodhen të lënduarit.