Trupat e 9 emigrantëve të paregjistruar që vdiqën nga ngrirja në ambient të hapur u gjetën në zonën e qytetit Edirne në Turqi.

Zyra e Guvernatorit përmes një deklarate tha se emigrantët ishin kthyer në Turqi nga autoritetet greke.

“Trupat e pajetë të 9 emigrantëve që vdiqën nga ngrirja, të cilët më parë ishin kthyer nga grekët, u gjetën në vendin Mandakoru në fshatin Pasakoy. Një emigrant, i cili ishte në rrezik ngrirje, u shpëtua dhe u transferua në spitalin shtetëror në Kesan. Në këtë rajon janë duke vijuar kërkimet për emigrantë të mundshëm që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore. Ka nisur hetimi gjyqësor”, thuhet në deklaratë.

Edirne është një qytet në Trakinë lindore, në rajonin turk të Marmarasë në provincën e Edirnes, pranë kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re