Alim Akçakay, një imam në qytetin Bejsehir, pranë qytetit turk të Konias, nxori në ankand një lule nga xhamia dhe më pas dhuroi të gjitha fondet për viktimat e tërmetit shkatërrues.

“Për të rritur ndërgjegjësimin për dhënien e ndihmave dhe solidaritetit, ne vendosëm të shesim lulen më të bukur të rritur në xhaminë tonë në një ankand dhe të dhurojmë të gjitha fondet për viktimat e tërmetit. Kushdo që ofron më shumë merr lulen”, ka shkruar Effendi Akçakay, imam i xhamisë “Topal Ismail” në rrjetet sociale.

Lulja u shit përfundimisht për 21,000 lira turke (më shumë se 1,000 euro).

“Ndërsa po mendonim për familjet tona që i mbijetuan tërmetit, lulja ime erdhi në mendje, e postova në rrjetet sociale, ju i dini të tjerat. Bamirësi ynë që dha më shumë para në ankand, nuk e bleu lulen dhe e la përsëri në xhaminë tonë. Pas kësaj forme ndjeshmërie dhe solidariteti, nuk mendoj se ka ndonjë dhimbje që ne si popull nuk mund ta mposhtim”, tha Akçakay. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re