Skip to content

Turqi, Izmiri tronditet nga një tërmet 6,6 ballë

Izmir termet

Njoftohet se një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë.thumbs b2 e5c067bf5674fb00b9736987067b9a7d

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.

Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.