Ka përfunduar me sukses operacioni i shpëtimit të një kali në qytetin turk Adiyaman.

Ekipet e shpëtimit turq, nën mbikëqyrjen e veterinerëve, nxorrën nga rrënojat një kalë që kishte kaluar 21 ditë i bllokuar mes blloqeve të betonit të një ndërtese të rrënuar nga tërmeti.

Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka postuar videon e operacionit të shpëtimit në llogarinë e tyre në Twitter.

Konkretisht, kali u tërhoq nga terreni i paarritshëm dhe pas ekzaminimit nga veterineri që konstatoi se kafsha nuk kishte lëndime të rrezikshme për jetën, iu kthye pronarit. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re