Roja bregdetare turke ka shpëtuar së paku 157 migrantë në ujërat afër Izmirit, varkat e të cilëve u kthyen nga roja bregdetare greke në ujërat turke të Egjeut.

Në njoftimin e Rojeve Bregdetare të Turqisë theksohet se ekipet e tyre kanë shpëtuar migrantë në zonën bregdetare Urla, Dikili, Seferihisar dhe Çeşme pranë Izmirit.

Në brigjet e Urlusë, 28 migrantë të parregullt u shpëtuan, varka e të cilëve u shty në ujërat territoriale turke nga rojet bregdetare greke.

33 migrantë të parregullt u shpëtuan pranë Dikilit dhe 24 migrantë në gomone u shpëtuan në rrethin e Seferihisarit.

Rojet bregdetare turke shpëtuan gjithashtu 72 migrantë të parregullt që ndodheshin në gomone pranë qytetit Çeşme.

Të gjithë migrantët e shpëtuar u transferuan në zyrën provinciale të migracionit.

Turqia është një nga rrugët kryesore për migrantët dhe azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë, veçanërisht pas luftës civile në Siri që filloi në vitin 2011. Aktualisht ka thuajse katër milionë sirianë në Turqi, më shumë se në çdo vend tjetër në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re