Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha se është neutralizuar mina e gjetur në brigjet e Ngushticës së Bosforit.

Akar i cili ndodhet në kryeqytetin e Katarit, Doha, në kuadër të një vizite zyrtare dhe zhvilluar inspektime dhe kontrolle në Komandën e Forcave të Përbashkëta Kataro-Turke.

Pas inspektimeve Akar iu përgjigj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me “një objekt të ngjashëm që u gjet në brigjet e Ngushticës së Bosforit”.

“Në mëngjes, nga një anije tregtare erdhi informacioni se në brigjet e Ngushticës së Bosforit është ‘vërejtur një objekt i ngjashëm me minë’. Elementët tanë vazhdojnë patrullat dhe detyrat në ato zona. Ekipi ynë SAS mbërriti në mënyrë të shpejtë në zonë. Pas përcaktimit se objekti në fjalë ishte minë, u tërhoq në një zonë të sigurt. Mina e cila në kuadër të inspektimit u konstatua e llojit të vjetër, u neutralizua nga ekipi ynë SAS (Ekipet Mbrojtjes Nënujore). Lidhur me çështjen kemi biseduar edhe me autoritetet ruse edhe ato ukrainase. Koordinimi ynë vazhdon”, tha Akar.

“Për vazhdimin e trafikut detar në mënyrë të sigurt janë kryer koordinimet e nevojshme, fillimisht me Forcat tona Detare, me Rojën Bregdetare dhe me institucionet e tjera përkatëse. Janë marrë masat e nevojshme. Trafiku detar vazhdon në mënyrë të sigurt. Elementët lundrues dhe fluturues të Forcave tona Detare po ndjekin me vigjilencë aktivitetet dhe vijojnë punën e tyre”, deklaroi Akar.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re