Autoritetet turke kanë gjetur trupat e dy personave të tjerë gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në provincën jugore Antalya, me çka numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve pyjore është rritur në gjashtë.

Burimet lokale po ashtu njoftuan se dy persona të tjerë të plagosur nga flakët e furishme në rrethin Manavgat të Antyalya-s u evakuuan dhe u dërguan në një spital lokal.

Nga zjarret në Manavgat që nga pasditja e djeshme janë prekur të paktën 275 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re