Në qytetin Hatay vajza Asya Dönmez (7) u nxor e gjallë pas 95 orësh nga rrënojat e tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş të Türkiye-s që cilësohet si “fatkeqësia e shekullit”.

Punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit vazhduan në një ndërtesë të shembur në lagjen gjenerali Şükrü Kanatlı.

Ekipet e kërkim-shpëtimit përfshirë edhe ekipet e bashkisë Kütahya Tavşanlı arritën të kontaktojnë me Dönmez nën rrënoja dhe më pas e nxorën atë të gjallë.

Pas kontrolleve shëndetësore, Dönmez u dërgua në spital.

Mësohet se ekipet vazhdojnë punimet e tyre të kërkim-shpëtimit nën rrënoja.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re