Në Ankara janë transportuar 15 foshnja të tjera nën moshën 1-vjeçare me avion presidencial nga rajonet e prekura nga tërmeti në jug të Türkiye-s.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë së Türkiye-s, secilës prej foshnjave iu caktua një dado ndërsa grupi i transportit shoqërohet nga disa mjekë.

Transporti i fëmijëve të prekur nga tërmeti si dhe i të lënduarve të tjerë, vijon të kryhet me të gjithë avionët në dispozicion, ndërsa avioni i Presidencës “DAP” është caktuar për transportin e foshnjave.

Grupi i fundit i foshnjave u vendos në spitalin e qytetit Etlik, në kryeqytetin turk, Ankara.

Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiye-s, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş më 6 shkurt ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re