Skip to content

Turqi: pesë dënime për vrasjen e ambasadorit rus, Moska e “kënaqur”

Një gjykatë në Ankara dënoi të martën pesë persona me burgim të përjetshëm për vrasjen e vitit 2016 të ambasadorit rus në Turqi Andrei Karlov.

Gjykata shpalli Salih Yilmaz fajtor për urdhërimin e Mevlüt Mert Altintas për të vrarë Karlov, duke e dënuar atë me dy burgime të përjetshme.

Sahin Sogut, i cili konsiderohet organizatori, mori një dënim të ngjashëm.

Tre të pandehur të tjerë u dënuan me nga një burgim të përjetshëm secili për përfshirje në atentat.

Prokuroria e Ankarasë ngriti një aktakuzë në nëntor 2018 dhe seanca e parë u mbajt në 8 janar 2019.

Karlov u vra më 19 dhjetor 2016, gjatë një fjalimi në hapjen e një ekspozite fotografish në Ankara.

Vrasësi Mevlut Mert Altintas u vra gjithashtu.

Ministria e Jashtme e Rusisë e përshkroi incidentin si një sulm terrorist.

Rusia është e kënaqur me vendimin e dhënë nga gjykata turke në rastin e vrasjes së ambasadorit Karlov, njoftoi Ministria Ruse e Punëve të Jashtme.

Eshtë për t’u kënaqur që gjyqësori turk më në fund dha një vendim në lidhje me këtë incident tragjik, i cili ka lënë një mbresë të thellë në historinë e marrëdhënieve bashkëkohore Ruso-Turke, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.