Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir tha se “Raketa lundruese ‘ÇAKIR’ që u lëshua nga droni ‘AKINCI TİHA’, goditi objektivin me saktësi të plotë”, transmeton Anadolu.

Demir bëri një postim nga llogaria e tij Twitter lidhur me raketën lundruese “ÇAKIR”. Ai tërhoqi vëmendjen se është hera e parë në botë që një raketë lundruese lëshohet nga një dron i armatosur (SİHA).

“Raketa lundruese ‘ÇAKIR’ që u lëshua nga droni ‘AKINCI TİHA’, u ndez me motorin i cili të gjithë përbërësit kritikë i ka vendas-kombëtar dhe goditi objektivin me saktësi të plotë. Kjo le të jetë dhuratë nga industria e mbrojtjes për Shekullin e Türkiye-s”, tha Demir.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re